Gerrard

Gerrardi vazhdon kontratën me Al-Ettifaqun

Steven Gerrard e ka vazhduar kontratën edhe për dy vjet të tjerë dhe do të jetë trajner i skuadrës së elitës së futbollit të Arabisë Saudite, Al-Ettifaq, deri në vitin 2027.

Ish-trajneri i Aston Villas iu bashkua kësaj skuadre me kontratë dyvjeçare në verën e vitit të kaluar.

Al-Ettifaq, që përfundoi në vendin e shtatë në edicionin e kaluar, aktualisht zë vendin e tetë në tabelë me 28 pikë prapa liderit, Al-Hilal.