Me skuadrën e tij Rangers që po shkon mirë në kampionatin skocez, Steven Gerrard thotë se i pëlqen sfida që i sjell puna e trajnerit.
Rangers rradhitet në vendin e 3-të në Premier Shipin skocez me 2 pikë më pak se Celticu kryesues, ndërsa Gerrard synon të fitojë një titull në sezonin e parë në drejtimin e klubit nga Glasgow.
“Të fitosh si lojtar është fantastike, të fitosh tani si trajner është një emocion i madh. Nuk ka dallim kur humbet gjersa të fitosh një trofe si futbollist është e veçantë dhe do të dëshiroja shumë ta përjetoja një gjë të tillë edhe si trajner. Kjo është ajo çfarë unë dua, të fitoj trofe dhe të arrijë diçka të veçantë”, deklaroi Gerrard për “Daily Mail”.
Gerrard theksoi se trajneri ka shumë sfida dhe përgjegjësi derisa tha se ndjeu një zbrazëti të madhe kur u pensionua dhe vetëm rikthimi në futboll në rolin e trajnerit e mbylli atë boshllëk.
Rangers i Gerrard bën pjesë edhe në grupet e Europa Leagues, teksa pozicionohen në vendin e 3-të të grupit G me 5 pikë aq sa ka edhe Spartak Moscow një pozitë më lartë.







