Gerard Pique tregon tre shokët e tij më të mirë te Real Madridi

Gerard Pique ka folur në një intervistë të gjatë për gazetarin Manu Carreno në emisionin e radios El Larguero në Cadena SER.

Ai foli për shumë gjëra, duke u nisur nga ideja e lojtarëve për ta ulur pagën për një vit deri te miqtë e tij të mirë që i ka te Real Madridi.

Pique e pranoi se i ka shokë shumë të mirë Nachon dhe Lucas Vázquezin dhe po ashtu ndan një marrëdhënie të ngushtë miqësie me kapitenin e Madridit, Sergio Ramos.

“Unë shoqërohem shumë mirë me shumë lojtarë të Real Madridit. Unë kurrë nuk kam pasur ndonjë fjalë të keqe për të thënë për ta dhe ndjej që njerëzit më respektojnë shumë këtu (në Madrid) dhe kjo është diçka që e vlerësoj shumë”.

“Me Nachon, Sergio Ramosin, Lucas Vázquezin … Nuk do të thosha që jemi miq shumë të ngushtë, por gëzojmë një marrëdhënie të përzemërt”, ka thënë Pique.

Ramos dhe Pique për shumë vite kanë qenë pjesë e Spanjës së bashku, ku i kanë fituar të gjithë titujt.

loading…