Al Nassr kualifikohet përballë Al Feiha. Skuadra e Cristiano Ronaldos, pasi kishte fituar 1-0 , dje triumfoi me rezultatin 2-0 dhe kaloi në çerekfinale të Champions League aziatike.
Ylli portugez Cristiano Ronaldo ka shënuar në të dyja ndeshjet, duke qenë një lojtar kyç në kualifikimin e skuadrës së tij.
Në krah të sulmuesit 39-vjeçar ishte si gjithmonë partnerja e tij, Georgina Rodríguez, e cila menjëherë pas përfundimit të ndeshjes, në kuadër të festimeve, u fut edhe ajo në fushën e lojës.
Në fakt, ajo nuk ka munguar të bëjë një foto dhe të postojë këtë foto të veçantë në llogarinë e saj në Instagram. /Ballkani.info








