Gecaj: Dentisti Xhelal Sveçla po i ofendon aktivistët e LDK’së që u vranë nga kriminelët

Bajram Gecaj i LDK’së, ka thënë se anëtari i VV’së, Xhelal Sveçla po ironizon, duke ofenduar njëkohësisht aktivistët e partisë së tij, që ishin vrarë nga kriminelët.

Gecaj përmes një shkrimi në rrjetin social Facebook, ka thënë se duhet të iniciohet një peticion edhe ndaj Xhelal Sveçlës.

“Kur dentisti Xhelal Sveçla merr guximin të ironizoi me plumbat kundër Agim Veliut, ai njëkohësisht ofendon dhe përbuzë edhe gjithë ata aktivistë të devotshëm të LDK-së të vrarë nga dora kriminale, përfshirë edhe një mori plagosjesh e tentim-vrasjesh.”, ka shkruar ai.

Postimi i plotë:

Kur dentisti Xhelal Sveçla merr guximin të ironizoi me plumbat kundër Agim Veliut, ai njëkohësisht ofendon dhe përbuzë edhe gjithë ata aktivistë të devotshëm të LDK-së të vrarë nga dora kriminale, përfshirë edhe një mori plagosjesh e tentim-vrasjesh. Nëse vërtetë pretendojnë te jenë të pandikuar politikisht, i bëj apel “Iniciativës Qytetare” që menjëherë të inicioi një peticion kundër kësaj pafytyrësie dhe paturpësie të Xhelal Sveçles. Po ashtu, kërkoj nga Igballe Rugova që për të njëjtën të protestoi para zyrave të Lëvizjes Vetëvendosje!.