Ylli i Kosovës

Gazzetta dello Sport: Juventusi e do Edon Zhegrovën

Skuadra e Juventusit ka shprehur interesim për futbollistin e Përfaqësueses së Kosovës, Edon Zhegrova, shkruajnë të shtunën mediume të ndryshme italiane.

Sulmuesi i krahut të djathtë, Zhegrova është duke kaluar formë fantastike me skuadrën e Lillet në këtë edicion dhe e ka tërhequr vëmendjen e shumë skuadrave evropiane.

Ai me fanellën e skuadrës franceze në të gjitha garat këtë edicion ka shënuar 11 gola dhe ka kontribuuar me nëntë asistime.

Vlera e futbollistit të Kosovës në treg aktualisht vlerësohet 15 milionë euro.

25-vjeçari me skuadrën e Lillet ka kontratë deri në verën e vitit 2026.

Me Kosovën, Zhegrova ka 36 paraqitje. Ka shënuar katër gola dhe ka edhe tri asistime me fanellën e “Dardanëve”.