Gazetta dello Sport: UEFA ndihmoi Anglinë, si falënderim ndaj kryeministrit Johnson

Gazetta dello Sport ka bërë pretendimin e pabesueshëm, se Anglisë iu dha penalltia fituese ndaj Danimarkës, sepse UEFA donte t’i kthente favorin Kryeministrit Boris Johnson për rolin e tij në ndalimin e Superligës Evropiane.

Gazzetta dello Sport, raportoi se Anglisë iu dha “penalltia humanitare” si një favor ndaj Johnsonit, i cili po shikonte lojën nga tribunat e Wembleyt.

Në fillim të këtij viti, bota e futbollit u trondit nga lajmi se disa nga skuadrat më të mira të Evropës, duke përfshirë Arsenalin, Chelseaa, Liverpoolin, Manchester Cityn, Manchester United dhe Tottenham Hotspur, po planifikonin të shmangnin Ligën e Kampionëve dhe atë të Evropës.

Ajo u prit me kritika të përhapura, dhe Johnson këmbënguli se qeveria do të bënte gjithçka që mundeshin për të bllokuar që të ndodhte, shkruan Daily Mail.

Anglia mundi Danimarkën me rezultat të ngushtë për të rezervuar vendin e saj në finalen e së dielës, në Euro 2020, me golin e fitores që erdhi nga penalltia.