Gazetat serbe në sulm: Këto janë këshilltaret seksi të Haradinajt (FOTO)

Mediat serbe nuk kanë të ndalur me sulmet e tyre ndaj politikanëve të Kosovës. Kësaj radhe në “nishanin” e mediave të Vuçiqit është gjendur kryeministri Ramush Haradinaj.

Gazetat nacionaliste “Alo” dhe “Kurir” shkruajnë për këshilltaret e Haradinajt në kabinetin e tij.

Me seksizëm, ironi dhe poshtërësi, këto media thonë se Haradinaj i ka punësuar shqiptaret e reja nga 22 vjeç, pa përvojë, por që duken seksi dhe aty janë vetëm sa për t’u dukur bukur, transmeton Ballkani.info.

“Këto janë shqiptaret seksi të Ramushit”, është titulli i gazetave serbe.

“Opozita dhe populli i thjeshtë e kritikojnë Haradinajn për nepotizën dhe përzgjedhje skandaloze me rastin e punësimit të këshilltarëve të tij politik dhe medial”, shkruan “Kurir”.

View this post on Instagram

#fridaynightout

A post shared by Diellza Hoti (@diellzahoti) on

Sipas gazetës, e cila e ripublikon shkrimin e gazetës tjetër serbe “Alo”, krititer i punësimit ka qenë mosha dhe bukuria.

Gazetat përmendin Diella Hotin, këshilltaren 23 vjeçare të Haradinajt.

“23 vjeçarja atraktive, Diellza Hoti është këshilltarja më e re e kryeministrit”, thuhet në tekst.

Po ashtu, edhe kolegia e Diellzës, Bezi Osmani është përfolur në artikull, e cila cilësohet si asistente personale e Haradinajt.

“Paraqitja e saj në rrjetet sociale karakterizohet si ekstravagante dhe seksi”, shkruajnë këto të përditshme. /Ballkani.info/