Ministria e Bujqësisë ia ka dhënë një grant 100 mijë eurosh vëllait të deputetes së pushtetit, Fitore Pacollit dhe ka refuzuar projektin e Grave të Krushës, që kishin aplikuar me Kooperativën Bujqësore “Krusha”.
Për këtë, gazetari i T7, Arsim Lani ka shkruajtur se e ka ftuar në emisionin e tij, Fahrije Hotin.
Hoti, ndonëse s’ka mundur të marrë pjesë në emision, ia ka shprehur Lanit zhgënjimin me atë që ka ndodhur.
“Jam e shokume me atë çka ka ndodhë”, i ka thënë Hoti-Lanit, ka shkruar ky i fundit.
Postimi i plotë:
Zhgënjimi i zonjës Fahrie
Fola në telefon me zonjën, Fahrie Hoti dhe e ftova n’Frontal, që të flasim për refuzimin që i është bërë asaj nga Ministria e Faton Pecit dhe favorizimit të vëllait të Fitore Pacollit.
Ndodhej jashtë vendit dhe e lamë të dëgjohemi edhe një herë kur të kthehet. Ajo çka më preku shumë është dëshpërimi i zonjës së hekurt, vuajtjet e se ciles nuk kanë të sosur.
“Jam e shokume me atë çka ka ndodhë”, më tha







