Tirana dhe Crvena Zvezda do të luajnë nesër duelin për turin e dytë kualifikues të Champions League. Takimi nis në orën 20:00 në “Air Albania”.

Në konferencën për shtyp në vigjilje të këtij dueli ka dalë trajneri i ekipit serb, Dejan Stankoviq.

Kreu i stolit të Crvena Zvezdës i është përgjigjur pyetjeve të gazetarëve, ndërsa ka kërkuar që të flasë vetëm serbisht.

Duke u nisur nga fakti se për shumë vite ka luajtur në Itali, një prej gazetarëve të pranishëm në sallë ka vendosur t’ja shtrojë pyetjen në gjuhën italiane, për lehtësi komunikimi.

Megjithatë është hasur me një refuzim të Stankoviq.

“Serbisht, të lutem”, ka thënë fillmisht ish-lojtari i Interit në gjuhën angleze.

Më pas në italisht ka shtuar: “Unë flas serbisht, kam marrë edhe përkthyese. Preferoj serbisht”.