Gazetari kosovar brenda katër muajsh rezulton dy herë pozitiv me COVID-19, izolohet në Dubai

Gazetari Shkodran Gajraku brenda katër muajsh ka rezultuar dy herë pozitiv në testin për COVID-19.

Herën e parë ka qenë në Prishtinë kur ka njoftuar në llogarinë e tij në Facebook së më 24 nëntor të vitit 2020, ka rezultuar pozitiv.

Ndërsa herën e dytë (pas katër muajsh), ka njoftuar nga Dubai i Emirateve të Bashkuara se ka rezultuar sërish pozitiv në testin që i është bërë atje.

Në një lidhje direkte nga Dubai në Edicionin Special në Klan Kosova, [emision ky ku Shkodran Gajraku është bashkautor me Naile Dema-Selmanin], ai ka treguar se si ka marrë mesazhe nga ana e mjekëve kosovarë të cilët i kanë thënë se një gjë e tillë është e pamundur.

Por Gajraku ka theksuar se mjekët në Dubai i kanë thënë është shumë e mundur dhe se njeriu mund të infektohet sërish me COVID-19 – qoftë edhe pas një muaji.

“Unë kam marrë plotë mesazhe dhe sqarime nga ana e mjekëve nga Kosova të cilët kanë thënë se është e pamundur që të ri-infektohesh për një periudhë kaq të shkurtër”.

“Unë s’kam asnjë simptomë, por sipas mjekëve në Dubai, është shumë e mundur që një njëri të infektohet edhe pas dy apo tre javësh”.

Më poshtë mund ta ndiqni videon ku Shkodran Gajraku tregon rrjedhën se si ka ndodhur një gjë e tillë.