Gazetari dhe autori i emisionit “Arkiva” në RTK, Fisnik Durguti, ka publikuar faturat e shpenzimeve që ka bërë për t’u shëruar nga COVIDI-19
Durguti thotë se ka shpenzuar afër 2 mijë euro për barna, analiza e oksigjen, për vete dhe për nënën.
Këtë postim thotë se e ka bërë për t’i treguar përgjegjësve të shtetit sa i kushton një familjeje shërimi në shtëpi dhe cila është ndihma e shtetit për ata që shërohen në shtëpi.







