Gazetari i njohur: Po i vuajmë cilësimet e Prindon Sadriut, dy dënime nga Policia i mora për 24 orë

Gazetari i njohur kosovar, Arsim Lani, ka njoftuar për dy dënime që i mori nga Policia brenda 24 orëve.

Lani e lidh këtë me cilësimin që iu bë mediave nga Zotëri Prindon Sadriu si ‘Ndërmarrje e Përbashkët kriminale’.

Lani shkruan:

Cilësimi i mediave si “Ndërmarrja e Përbashkët Kriminale”, duket se po jep efektet e saj në terren.

Brenda 24 orëve 2 dënime nga Policia e Kosovës. Ata që dikur ishin në gjendje me ma fal edhe gabimin me të madh në trafik për shkak të respektit që kanë për gazetarët, janë kthyer në ndëshkues të rreptë për njerëz të mediave. Sonte isha viktimë e ashpërsisë dhe sjelljeve arrogante të policëve të Kosovës.

Tek e fundit s’kanë faj. Policia është për t’i kapur anëtarët e një organizate kriminale. Mirë që s’më arrestuan!