Gazetari anglez me postim të bukur për Kosovën: Dy dekada pasi e çliruam e kemi në grup
Kosova mësoi sot gjatë hedhjes së shortit në Dublin se do të bëjë gara në Grupin A për kualifikime në Kampionatin Evropian të vitit 2020. Ndeshet e këtij grupi do të fillojnë në mars të vitit të ardhshëm dhe do të përfundojnë në nëntor të po atij viti.
Pasi u bë e ditur se Kosova do të jetë në grup me kombëtaren e Anglisë, filluan edhe reagimet e shumta në rrjete sociale.
Ajo që ra në sy janë edhe fjalët e gazetarit të sportit në AP, Rob Harris, i cili pas shortit postoi në Twitter:
“Kosova në grup me Anglinë në kualifikimet për Euro 2020 – dy dekada pasi Britania luajti rol kyç në luftën në Serbi, duke detyruar Beogradin të tërhiqet nga Kosova. Grupi A: Angli, Çeki, Bullgari, Mali i Zi, Kosovë”.
Kosovo in England's qualifying group for Euro 2020 – two decades after Britain played a key role in the war on Serbia to forced Belgrade to pull out of Kosovo.
Group A: England, Czech Republic, Bulgaria, Montenegro, Kosovo.
— Rob Harris (@RobHarris) December 2, 2018