Gazeta më e madhe kroate, “Jutarnji List” në portalin e saj ka analizuar skenën politikë në Kosovë dhe në Serbi, duke theksuar se mund të pritet “vjeshtë e nxehtë politike”.
Kjo gazetë kujton se brenda një muaji në Kosovë do të mbahen zgjedhjet e parakoheshme parlamentare, derisa presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq ka paralajmëruar ndryshime në qeveri, por mediat spekulojnë edhe për zgjedhje të reja.
Jutarnji.hr vlerëson se në Kosova situara është disi e tensionuar. Në mesin e favoritëve për kryeministër të ri është edhe “kontroversi dhe i papërmirësueshmi Albin Kurti”, kreu i Lëvizjes radikale të quajtur Vetëvendosjes, shkruan Ballkani.info.
Gjithashtu, pritet që zgjedhjet kosovare të nxjerrin qeverinë e cila është e gatshme për ruandin e ri të bisedimeve me Serbinë.
Gazeta kroate, megjithatë, vlerëson se rezultati i zgjedhjeve të tetorit mund të sjellë situatë që t’i komplikojë edhe më shumë raportet, respektivisht t’i radikalizojë gjërat.
Momentalisht, vazhdon Jutarnji, partitë shqiptare në Kosovë janë në fazën e koalicioneve, sepse është e qartë se askush s’do ta ketë fuqinë që vet ta krijoj qeverinë. Të gjithë e hedhin poshtë mundësinë për bashkëpunim me Partinë Demokratike të Kosovës të Hashim Thaçit, tash të ish shefit të parlamentit, Kadri Veseli.
Po tension janë pritur edhe bisedimet ndërmjet Albin Kurtit dhe LDK-së së Isa Mustafës, ndërsa problemi ka lindur se kush duhet të jetë kryeministër. Jutarinji shkruan se të dytë e duan këtë rol, pasi që koalicioni i mundshëm i tyre ka gjasa reale që të fitojë.
“Kurti gjithsesi është më i fuqishëm në këtë koalicion, mirëpo ai askujt nuk i konvenon”, shkruan gazeta kroate, përcjellë Ballkani.info.
“Ambasadat në Kosovë janë të brengosura nga një zhvillim i tillë i ngjarjeve, sepse ai (Kurti), sigurisht është njëri nga politikanët e rrallë kosovarë i cili nuk është nën ndikimin e faktorit ndërkombëtar dhe as nën kontrollin e tyre. Ai është ekstremist”, shkruan Jutarinji.hr.
Por Kurtin për fyti e mban ish, dhe sipas shumicës, edhe kryeministri i ardhshëm Ramush Haradinaj dhe Aleanca e tij për të Ardhmën, e cila është në koalicion me ish miqtë e Kurtit, të mbledhur rreth ish ndihmësit të tij, kryetarit të Prishtinës, Shpend Ahmeti dhe Partisë së tij Socialdemokrate.
“Nëse Kurti del fitues, ekziston skenari që dy konkurrentët e mëdhenj, Haradinaj dhe Thaçi sërisht të lidhin martesë nga zori”, shkruan kjo gazetë.
Kjo gazetë po ashtu shkruan edhe për problemet e serbëve në Kosovë që kanë me njëri-tjetrin, duke shtuar se ata janë ndarë se kush është me Listën Serbe dhe kush është kundër saj. /Ballkani.info/







