Mediat serbe Pro Vuçiqit ditëve të fundit shkruajnë për heronj terroristët nga Kosova, ndërsa në Serbi është shpallur ditë zie.

Duhet pranuar se shpjegimi ishte formuluar me zgjuarsi, sipas të cilit jo vetëm po vajtojnë katër sulmuesit e vrarë, por mund të kuptohej se po e nderojnë edhe policin e vrarë shqiptar, por jo, shkruan gazeta e njohur kroate, Jutarnji List.

Sido që të jetë, kjo është një goditje e madhe për Aleksandar Vuçiqin, i cili do të duhet t’i përgjigjet pyetjeve nëse e ka në kontroll situatën në Kosovë apo jo, nëse dikush i afërt i tij po i punon pas shpinës dhe nëse ky është një mesazh nga Moska se ai ka mekanizma me të cilët mund të menaxhojë situatën në Serbi, shkruan gazeta kroate – transmeton Ballkani.info.

Në mesin e sulmuesve ishte edhe Milan Radoiçiq, një nga njerëzit më të afërt të Vuçiqit në Kosovë, nënkryetar i Listës Serbe, një “organizatë” politike që mbledh dhe përfaqëson serbët e Kosovës që funksionojnë në telekomandën e Vuçiqit.

Vitin e kaluar, me urdhër të Vuçiqit, të gjithë serbët lanë pozitat e tyre në organet e qeverisë së Kosovës, nga niveli shtetëror e deri te ai lokal. Vuçiq me këtë ka dashur të tregojë se është shefi që e kontrollon situatën dhe se do të jetë ashtu siç thotë ai, dhe kjo vetëm sa e vështirësoi edhe më shumë pozitën e serbëve dhe disa kërkesa të tyre politike.

Një përçarje në komunitet

Kishte një ndarje në komunitetin serb, mes serbëve nga veriu dhe serbëve të të ashtuquajturve enklavë (politikania e tyre kryesore Rada Trajkoviq u shpall shpirt i shitur në Beograd) të cilët besojnë se Vuçiq i “shiti” dhe ata, duke marrë parasysh pozicionin e tyre, janë më të prirur të bisedojnë me Prishtinën dhe duan të gjejnë një kompromis me autoritetet e Kosovës dhe të sigurojnë një autonomi dhe pavarësi të caktuar lokale.

Radoiçiq ka qenë ai që ka zbatuar urdhrin e pamatur të Vuçiqit dhe është personi që e komprometon më tej Vuçiqin. Milan Radoiçiq është një sipërmarrës i dyshimtë i cili u largua pasi filloi të punësohej nga shteti dhe autoritetet e Kosovës dyshojnë se ai ishte i përfshirë në vrasjen e një politikani të moderuar serb nga Kosova, Oliver Ivanoviq.

Po ashtu, problem shtesë është se është konstatuar se njëri prej të vdekurve ishte Bojan Mijailoviq, truproja i drejtorit të shërbimit inteligjent serb BIA, Aleksandar Vulin, gjatë vizitës së tij në Kosovë në vitin 2013. Vulin është hapur një “lojtar rus”. Kujtojmë se ai ka qenë tashmë dy herë në Moskë që nga fillimi i agresionit rus kundër Ukrainës dhe ka kaluar kohë atje me Nikolai Patrushev, i cili koordinon shërbimet e inteligjencës ruse.

Pas krizës që rrethoi manastirin e Banjskës, Vuçiq fillimisht u nxitua te ambasadori rus Aleksandar Bocan-Harçenko dhe vetëm të nesërmen shkoi te ambasadorët i Kuintit, gjegjësisht i vendeve kryesore perëndimore, me të cilët takimi, sipas mediave të pavarura të Beogradit, “ishte shumë i dhimbshme dhe i tensionuar”.

E gjithë kjo është veçanërisht interesante sepse vihet re/supozohet se Rusia mund të përfshihet në këtë aferë shpërthyese që destabilizon më tej jo vetëm Kosovën, por edhe Serbinë dhe më gjerë. Moska është rehat me ndërlikimet dhe përshkallëzimin e krizës dhe përdor çdo mundësi për të larguar vëmendjen të paktën pak nga lufta kundër Ukrainës. Kujtojmë se në vitin 2016, nën drejtimin e agjentëve rusë të GRU-së, në Mal të Zi u krye një tentativë për grusht shteti për të penguar hyrjen e tij në NATO, përundon Jutarnji. /Ballkani.info/