Kryetari i Partisë Demokratike Progresive, Nenad Rashiq, njihet për diskursin e tij demokratik e progresiv raport me shqiptarët.
Ditëve të fundit është raportuar për një presion të madh në drejtim të tij, sidomos nga Lista Serbe e dirigjuar nga Beogradi.
Lista Serbe ka filluar me presione të mëdha ndaj qytetarëve serb në Veri për ta votuar këtë grupacion poliitk i cili kundërshton radikalisht pavarësinë e Kosovës.
Gazeta informer, një nga shumë gazetat që i kontrollon presidenti serb, Aleksandar Vuçiq. Në ballinën e sotme është publikuar lajmi në të cilën bëhet thirrje për linçimin e Nenad Rashiqit, kryetarit të listës zgjedhore “Sloboda”. Rashiq në këtë gazetë portretizohet si “shqiptar” dhe me i “keq se shqiptari i keq”, shkruan Ballkani.info.
Ky sulm i Serbisë ndaj politikanit progresiv serb vjen pas deklaratave të shumta të tij kundër Listës Serbe dhe qëndrimit të tij se paqja mes shqiptarëve dhe serbeve duhet të iniçohet nga serbet e veriut.
Edhe në të kaluarën politikanët serb që kanë pasur qëndrime më liberale në raport me shqiptarët janë linçuar në forma të ndryshme nga mekanizmat e Beogradit, duke futur frikën tek serbët e veriut të cilëve po ju bëhet presion të mos respektojnë shtetin e Kosovës. /Ballkani.info/








