Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, ka zhvilluar dje një takim me të dërguarin special të Qeverisë gjermane për Ballkanin Perëndimor, Manuel Sarrazin.

Pas takimit, Vuçiq u shfaq në rrjetet sociale dhe shqetësoi publikun me deklaratën e tij, raporton gazeta sarajevase “Oslobogjenje”, transmeton Ballkani.info.

Përkatësisht, ai ka shkruar se në bisedën me Sarrazin nuk është pajtuar për shumicën dërrmuese të gjërave.

– Një takim i sinqertë dhe jashtëzakonisht i vështirë me Manuel Sarrazin. Ne nuk pajtohemi pothuajse për asgjë, përveç pikëpamjes se është e nevojshme të ruhet paqja në Ballkanin Perëndimor. I thash Sarrazinit se Serbia është një vend i vogël territorialisht dhe numerikisht, por një vend i njerëzve krenarë, të cilët do t’i kundërshtojnë poshtërimet që i janë përgatitur në Këshillin e Evropës dhe OKB-në, ka shkruar Vuçiq, transmeton gazeta boshnjake. /Ballkani.info/