Gavi e ka fituar çmimin e “Lojtarit më të mirë të ri” për vitin 2022.

Futbollisti i Barcelonës fitoi këtë çmim të rëndësishëm individual në ceremoninë e sontme të Topit të Artë që po mbahet në Paris, shkruan Demokracia.com.

Talenti i “katalunasve” në garë mposhti Musialan e Bayern Munichut, Camavingan e Real Madridit dhe Jude Bellinghamin e Borussia Dortmundit.

Çmimi u nda nga legjenda e futbollit, Ronaldo Nazario “Fenomeni”./Demokracia.com/