Gattuso shpreson në rikthimin e Higuainit për derbin ndaj Juventusit

Trajneri i Milanit, Gennaro Gattuso shpreson të marrë lajme pozitive në lidhje me lëndimin në shpinë që e pësoi sulmuesi argjentinas Gonzalo Higuain në sfidën e mbrëmshme kundër Udineses të fituar në sekondat e fundit.

Kapiteni i Milanit, Alessio Romagnoli shënoi sërish në minutat e fundit si ndaj Genoas në mesjavë, teksa përballë friulanëve realizoi në minutën e 97-të për të dërguar në 3 numrin e fitoreve rradhazi të “rosonerëve” në Serie A.

Milani të dielën takohet me Juventusin në derbin e javës së 12-të në kampionatin italian, ndërsa ish lojtari i “Zonjës së Vjetër”, Higuain është në dyshim për këtë ballafaqim.

“Ai ndjeu një dhimbje në shpinë. Higuain kishte probleme me këtë lëndim kur ishte më i ri dhe u operua vite më parë. Shpresojmë të mos jetë serioze. Përballë kishim një skuadër shumë fizike, por në pjesën e dytë ishim më të mirë dhe e merituam fitoren. E di se çfarë do të thotë të humbasësh në minutat e fundit, e kam provuar në derbi. Fituam pa shumë lojtarë të lënduar, tani duhet të rikuperojmë energjitë dhe të shpresojmë se mund të fitojmë edhe ndonjë lojtarë”, deklaroi Gattuso.

Milani pas 11 xhirove të zhvilluara në Serie A renditet në vendin e 4-të me 21 pikë, aq sa ka edhe Lazio por milanezët ndodhen më lartë shkaku i golaverazhit.