Genaro Gattuso është kandidati më i fortë për të qenë trajneri i parë i Inter Miamit në Major League Soccer.
E ardhmja e ish trajnerit të Milanit mund të jetë pikërisht në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, pasi David Beckham i cili është presidenti i skuadrës që do të debutojë në MLS në vitin 2020, dëshiron t’ia besojë stolin ish shokut të tij të skaudrës te Milani Genaro Gattusos.
Sëfundmi Ringhio ka refuzuar një ofertë që i ka ardhur nga Franca nga skuadra e Nantes pasi dëshiron të bëhet pjesë e projektit të Beckham te Inter Miami. Anglezi i ka telefonuar Gattusos dhe gjasat që ish trajneri i Milanit të transferohet në Shtetet e Bashkuara të Amerikës janë të mëdha.







