Trajneri i Milanit

Gattuso komenton situatën e Higuanit te Milani

Trajneri i Milanit, Gennaro Gattuso, ka folur për të ardhmen e Gonzalo Higuainit, për të cilin spekulohet se ka kërkuar që të kalojë te Chelsea.

Higuain erdhi te Milani gjatë verës në formë të huazimit nga Juventusi, mirëpo në javët e fundit nuk ka gjetur rrjetin e golit dhe duket se nuk është i lumtur në ambientin kuqezi.

“Unë flas me Higuainin për çdo ditë, dhe besoj se ai do të kthehet te vetja e tij kur ta gjen golin”, ka thënë Gattuso.

“Vazhdoj të dëgjoj spekulime për një transferim të mundshëm por jam i sigurt se ai do të qëndrojë me ne”.