Gattuso ka një kusht të çuditshëm për të pranuar rikthimin te Milani

Marco Giampaolo luan të ardhmen në Gjenovë. Në rast të një tjetër hapi të të gabuar (do të ishte humbje e pestë në 7 ndeshje), shkarkimi i tij do të ishte i paevitueshëm, pavarësisht se shoqëria, publikisht, i ka dhënë mbështetje maksimale për të çuar para projektin e tij.

Sipas “Corriere dello Sport”, në rast se shkarkohet Giampaolo, në “pole” për të marrë vendin e tij do të ishte Rino Gattuso, i cili e drejtoi “Djallin” deri në fund të sezonit të kaluar, por pa mundur që të sigurojë pjesëmarrjen në Champions (çka solli largimin e tij, madje pa marrë asnjë kompesim për shkarkimin nga detyra).

Gjithsesi, Gattuso ka kushtet e tij për t’u kthyer te Milani. I pari dhe i panegociueshëm, është largimi i Paolo Maldinit.

Emrat e tjerë në listë për zëvendësimin e Giampaolos janë Rudi Garcia, Claudio Ranieri dhe Arsene Wenger, të gjithë trajnerë të lirë dhe në pritje për të rejat e fundit nga Milanello.

loading…