Gattuso e kërkon mesfushorin e Arsenalit te Napoli

Trajneri i ri i Napolit, Gennaro Gattuso, i ka parashtuar menjëherë presidentit De Laurentiis kërkesat e tij lidhur me merkaton.

Përforcimi i parë mendohet të jetë në mesfushë, ku nevojitet një futbollist i cili duhet të jetë i aftë të marrë në dorë situatën në mesin e fushës.

Objektivi kryesor në listën e drejtorit sportiv, Cristiano Giuntoli, është Lucas Torreira i Arsenalit.

Futbollisti kërkon të largohet nga “Topçinjtë” dhe klubi i kaltër dëshiron të përfitojë nga kjo situatë. Giuntoli i ka paraqitur klubit anglez ofertën e parë prej rreth 3 milionë eurosh, plus bonuset, për një huazim 18-mujor të 23-vjeçarit, për ta blerë më pas përfundimisht kartonin e tij për 27 milionë euro.