Gattuso e do Hysajn te Fiorentina

Elseid Hysaj do të largohet së shpejti nga Napoli.

Atij do t’i përfundojë kontrata në fund të qershorit dhe që tani është i lirë të gjejë klubin e ri.

Sipas mediave italiane,. Gennaro Gattuso, pasi është zyrtarizuar si trajneri i Fiorentinës, ka kërkuar transferimin e Elseid Hysaj.

Gattuso gjithashtu e do te Fiorentina edhe Matteo Politanon.

Mbrojtësi i Kombëtares shqiptare ka disa oferta, por mund të ndjekë Gattuson.