Në një prononcim për gazeta Nacionale, ai ka thënë se kërkesat e kryetarit të Fushë Kosovës, Valon Prebeza, ndaj stafit të kësaj shkolle kamë qenë të pa arsyeshme.
Ai ka thënë se e vlerëson shumë stafin e kësaj shkolle.
“E kam dhënë dorëheqjen, por kam dhënë për shkak të situatës së djeshme. Dje ishte njëra nga arsyet që kam dhënë. Unë e vlerësoj shumë stafin e Hivzi Sylejmanit. Shumë . është kërkuar dorëheqja sikur ka munguar mësimdhënësit dhe nxënësit dje. Por kjo nuk është bërë nën patronatin e drejtorisë së arsimit por të kulturës”, ka thënë ai.
Gjatë shënimit të ceremonisë për nder të 28 Nëntorit, kryetari i Fushë Kosovës, Valon Prebeza, i ka kërkuar atij të marrë masa ndaj drejtorit të këtij gjimnazi dhe stafit të cilin nuk ishin prezent në këtë ceremoni.






