Gati e kryer, Icardi në Juventus

Mauro Icardi mund të jetë lojtari më i ri i skuadrës së Juventusit.

Duket se diçka të tillë e ka zgjedhur vetë sulmuesi, i cili nuk ka dëshiruar të kalojë tek Napoli, por pret bardhezinjtë, që ende nuk po arrijnë të konkretizojnë diçka me Mandzukiç dhe Higuain.

Gjasat që Icardi të qendrojë tek Interi janë shumë të pakta, duke shtuar këtu edhe një fakt shumë të rëndësishëm, pasi Lukaku ka marrë numrin 9-të.

Në rast kalimi tek Juventusi, kjo do të shtonte edhe më shumë “luftën” me tifozët zikaltër, të cilët e kanë pasur lojtarin e tyre të preferuar në “San Siro”, e ndërsa tashmë gjithçka është kthyer në të kundërt.

loading…