Qindra mijëra tifozë të Liverpoolit e kanë festuar fitoren historike të klubit në Ligën e Kampionëve në një paradë nëpër qytet.

Ekipi i Jurgen Klopp u bë kampion i Evropës për herë të gjashtë të shtunën, kur e mposhti 2-0 Tottenhamin në finalen e Madridit.

Ekipi i “The Reds” arriti në aeroportin e Liverpoolit nga ku e nisi paradën me një autobus të hapur.

Policia në Liverpool vlerësoi se më shumë se 750 mijë tifozë dolën nëpër rrugë për të festuar e ekipin.