Trajneri i Atalantas

Gasperini: Suksesin ndaj Liverpoolit e kemi harruar, duam finalen e radhës

Atalanta është gati për ndeshjen e parë gjysmëfinale në UEFA Europa League, me skuadrën bergamaske që këtë të enjte do të zbresë në “Velodrome” përballë Marseilles.

Në prag të kësaj sfide, në konferencën për shtypin, trajneri Gian Piero Gasperini theksoi se kualifikimi ndaj Liverpoolit tani është harruar dhe kundër francezëve nuk do të jetë aspak e lehtë.

“Kemi ardhur në Marseille me besimin se mund të shkojmë në finale. Natyrisht kjo vjen edhe për faktin se eliminuam Liverpooin, por tani ai kualifikim dhe ato dy ndeshje janë zeruar. Na pret një tjetër duel.

Ky sezon është vërtet i jashtëzakonshëm për ne, kemi luajtur shumë ndeshje vendimtare. Si ne, por edhe Marseille e kemi merituar të jemi në gjysmëfinale.

Prioritet Europa League? Të them të vërtetën po, për momentin Europa League ka më shumë prioritet. Por kjo nuk do të thotë që nuk e kemi fokusin edhe te kampionati apo te finalja e Kupës“, tha fillimisht trajneri i Atalantës.

Sulmuesi Scamacca është ai cili për momentin ka shqetësuar disi trajnerin, teksa Gasperini theksoi se ndihet shumë i lumtur për faktin se drejton skuadrën zikaltër.

“Të gjithë lojtarët janë grumbulluar dhe janë në dispozicion për të luajtur. Bakker ka pasur një gjendje gripi pasi zbarkuam në Francë, teksa mund t’ju them vetëm se nga minuta e parë në portë do të luajë Musso.

Jemi të gjithë të lumtur, atmosfera është shumë pozitive dhe nëse unë kam marrë vlerësim për punën time, merita është e të gjithë lojtarëve. Ndaj, për të gjitha këto duhet të bëjmë mirë dhe të shkojmë në finale. Kam shumë besim”, përfundoi Gasperini. /Ballkani.info