Gashi: Asnjë krim nuk do kalojë pa u ndëshkuar, Kosova e ka obligim themelimin e Tribunalit

Ministri i Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Kujtim Gashi, në 20 vjetorin e masakrës në lagjen e Trimave (Tusus) të Prizrenit, ka thënë se asnjë krim nuk do të kalojë pa u ndëshkuar.

Siç thotë Gashi, 26 maj forcat serbe, njësitë militare dhe paramilitare të tmerruara nga fuqia e UÇK-së, e rrethuan lagjen, i vranë 27 civile të pafajshëm dhe i dogjën 245 shtëpi të lagjes.

Sipas tij, masakra në lagjen e trimave është edhe një dëshmi dhe arsye se Tribunali për Krimet serbe në Kosovë është i domosdoshëm.

Postimi i plotë:

Lagja e Trimave (Tususi) si çerdhe e celulave të para të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës pë Prizrenin, gjatë luftës u shndërrua në bazën e ushtarëve të Lirisë.

Heronjtë Xhevat Berisha, Salajdin Berisha e shumë të tjerë së bashku me Xhemshit Krasniqin i cili padrejtësisht po mbahet në burg, u vunë në ballë të luftës për Lirinë e Kosovës.

Me 26 maj forcat serbe, Njësitë militare dhe paramilitare të tmerruara nga fuqia e UÇK-së, e rrethuan lagjen, i vranë 27 civile të pafajshëm dhe i dogjën 245 shtëpi të lagjes. KG

Maskra në lagjen e trimave është edhe një dëshmi dhe arsye se Tribunali për Krimet serbe në Kosovë është i domosdoshëm.

Deri më sot asnjë nga kriminelët që e shkaktuan këtë masakër nuk janë përgjegjur për krimin kundër civilëve të pafajshëm.

Asnjë krim nuk do të kalojë pa u ndëshkuar prandaj Kosova e ka detyrë dhe obligim themelimin e këtij Tribunali.