Gara
Garonin me vetura në rrugën Prishtinë-Mitrovicë, gjobiten dy vozitës
Mbrëmë në rrugën Prishtinë – Mitrovicë, nga njësiti i trafikut rajonal janë gjobitur dy vozitës, të cilët po garonin me vetura duke shkaktuar kështu rrezik për veten dhe pjesëmarrësit në trafik.
“Organizimi i garave ilegale me automjete është i rrezikshëm për të gjithë pjesëmarrësit në komunikacion dhe se çdo veprim kundër ligjit do të sanksionohet”, thuhet në njoftimin e policisë.