Gareth Bale ia bën me ‘shnet’ dhe e shpëton Tottenhamin e Mourinhos

Gareth Bale ia ka bërë sefte me fanellën e Tottenham.

Uellsiani ka shënuar golin e parë me në epokën e dytë me ekipin e Jose Mourinhos.

Ai ka realizuar në fitoren e vështirë të Tottenham 2-1 në shtëpi ndaj Brighton & Hove Albion.

Ishi i Realit hyri në lojë në minutën e 70’ dhe pas vetëm tre minutave në fushë, iu gjend më së miri ekipit të tij në momente të vështira, duke shënuar një gol të bukur me kokë për 2-1, që doli të jetë gol i tri pikëve.

Në këtë gol asistoi Sergio Reguilon, që po zhvillon një sezon shumë pozitiv.

Golin tjetër për Tottenhamin e shënoi Harry Kane nga penalltia në pjesën e parë.

Me këtë fitore, Tottenham ka rrëmbyer pozitën e dytë me 14 pikë të grumbulluara, vetëm dy më pak se Liverpooli.