Korpusi i Gardës Revolucionare Islamike të Iranit sapo ka lëshuar një deklaratë që konfirmon fillimin e një sulmi ndaj Izraelit, duke thënë se është në përgjigje të sulmit të IDF-it (ushtrisë izraelite) në një kompleks konsullor në Damask, ku u vranë disa anëtarë të IRGC-së (Gardë Revolucionare), duke përfshirë dy gjeneralë, në fillim të këtij muaji, transmeton Ballkani.info.
IRGC thotë se do të godasë objektiva specifike në Izrael me dhjetëra dronë dhe raketa, me sa duket me raketa lundruese. /Ballkani.info/







