Sulmi i Iranit

LAJMI I FUNDIT | Shtëpia e Bardhë: Mbështetja jonë për sigurinë e Izraelit është e hekurt, Irani do ta paguajë

Presidenti amerikan Joe Biden do të takohet me ekipin e tij të sigurisë kombëtare në Shtëpinë e Bardhë më vonë këtë pasdite për të diskutuar sulmin e vazhdueshëm të Iranit ndaj Izraelit.

“Ekipi i tij është në komunikim të vazhdueshëm me zyrtarët izraelitë, si dhe me partnerë dhe aleatë të tjerë”, thotë Shtëpia e Bardhë. “Ky sulm ka të ngjarë të shpaloset brenda disa orësh.”, transmeton Ballkani.info.

“Presidenti Biden ka qenë i qartë: mbështetja jonë për sigurinë e Izraelit është e hekurt. Shtetet e Bashkuara do të qëndrojnë me popullin e Izraelit dhe do të mbështesin mbrojtjen e tyre kundër këtyre kërcënimeve nga Irani. Teherani do ta paguajë për këtë sulm”, shton Shtëpia e Bardhë. /Ballkani.info/