Gara për Prishtinën mbetet e paqartë deri në ditën e votimeve, pra më 17 tetor. Të gjitha kandidatët janë entuziast se do të dalin mirë të dielën e votimeve.
Daut Haradinaj, Uran Ismaili, Arben Vitia dhe Përparim Rama janë kandidatët që synojnë ta udhëheqin kryeqytetin kosovar në katër vitet e ardhshme, shkruan Ballkani.info.
Përveç në terren, kandidatët garë të fortë po bëjnë edhe në rrjetet sociale.
I pari për nga “like” në Prishtinë vazhdon të jetë Daut Haradinaj, pas tij renditet Uran Ismaili, kurse i fundit mbetet Përparim Rama.

Arben Vitia duket se nuk ka profil në Facebook.
Haradinaj ka afërisht 62 mijë likë, Ismaili 50.5 mijë, kurse Përparim Rama 35 mijë.
Në një majte e që e ka bërë Valon Kerolli, ekspert i rrjeteve sociale, veçanërisht i Facebookut, del një fakt i çuditshëm sa i përket Përparim Ramës të LDK-së.
“Paramendo me kane mundësia qe me 17 tetor me i mush qishtu kutiat me 21 mijë vota qysh mundesh me e mush faqen me 21 mije LIKE per nje dite 😛 Mos jane more kineze e ty dashte me hi te Vitia kane hi te Rama”, ka shkruar Kerolli, duke lënë të kuptohet se rritja e Ramës është artificiale.







