Gara me vetura

Gara me vetura në rrugën Mitrovicë-Prishtinë, policia dënon katër persona

Policia e Kosovës i ka dënuar katër persona me nga 150 euro dhe një pikë negative, nën dyshimin për kundërvajtje në trafik rrugor.

Në njoftimin e Policisë thuhet se kundërvajtësit po bënin gara sportive me vetura në rrugën nacionale Mitrovicë-Prishtinë.

“Mbrëmë rreth orës 22:00, të datës 30 shtator 2023, njësitet e policisë në kuadër të Stacionit Policor në Vushtrri , kanë identifikuar dhe proceduar me masa ndëshkimore ndaj katër shoferëve për kundërvajtje në trafikun rrugor”, njofton PK-ja.

“Kundërvajtësit, janë hasë në rrugën nacionale Mitrovicë –Prishtinë, aksi rrugor zona e Vushtrrisë, të cilët në kundërshtim me rregullat e trafikut rrugor  po bënin gara sportive me vetura duke penguar e rrezikuar edhe pjesëmarrësit tjerë në trafikun rrugor”.