Ballkani ka gjetur menjëherë zëvendësimin e të larguarit, Sami Sermaxhaj, teksa drejtimin e skuadrës do ta marrë Gani Sejdiu.
Trajneri i mirënjohur ka arritur marrëveshjen me kryesinë e Ballkanit, dhe zyrtarizimi i tij është çështje orësh.
Sejdiu është kampion me skuadrat e Trepçës dhe Feronikelit.
Ballkani të mërkurën luan ndeshjen e parë gjysmëfinale të Kupës ndaj Feronikelit, ish skuadrës së Sejdiut.







