Gani Jakupi u bë emër i njohur për publikun në Kosovë për shkak të një kontrate për konsulencë e lobim me Ministrinë e Punëve të Jashtme dhe Diasporës së Kosovës. Kjo kontratë i kushtoi buxhetit të Kosovës 90 mijë euro.
Në profilin e tij në rrjetin social “X”, Jakupi publikon herë pas here disa takime me personalitete krejt të panjohura, që me shumë gjasë mund të raportohen si “lobim”.
Megjithatë, kësaj radhe Jakupi nuk ka postuar ndonjë takim, por dy fotografi të shtëpisë dhe të një ushqimi tradicionale që në Kosovë njihet si “buka e kallamojt”.
@ballkani.info "Modesti" Gani Jakupi me pagë 7 mijë e 500 euro, thotë se ha bukë të kallamojt në shtëpi #ganijakupi #kosovo #qeveria #albinkurti #bigbrother ♬ original sound – Ballkani.info
“Buka e kallamojt” dhe “shpija” janë thjesht sinonime të lumturisë.” – shkroi ai.
"Buka e kallamojt" and "shpija" are just synonyms for happiness. pic.twitter.com/egmD8qAxmb
— Gani Jakupi (@GaniJakupi) January 23, 2024







