Gani Geci: Shaban Syla paska dyshime se djemtë e mi e kanë sulmuar familjen e tij, ne i bëjmë be se kjo është e pavërtetë

Ish-ushtari i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Gani Geci, ka thënë se sapo ka lexuar një shkrim që i dënuari për rastin “Bllaca 2”,Shaban Syla, paska dyshime që djemtë e tij (Gani Gecit) gjoja kanë sulmuar familjen e Shaban Sylës.

Sipas tij, njerëzit e Azem Sylës sa herë kanë probleme me drejtësinë fërkohen rreth familjes Geci.

“Ftoj organet e rendit hetuesisë dhe drejtësisë që të hetojë djemtë e mi, vëllezërit e mi, nipat e mi e të gjithë njerëzit e mi të njohur e të pa njohur rreth dyshimeve të Shaban Sylës”, ka shkruar Geci.

“Ndërsa jo vetëm Shaban Sylës, por kujtdo që ka dyshime çfarëdo qofshin ato unë dhe familja ime jemi të gatshëm t’i përgjigjemi për cilindo dyshim”.

Tutje, Geci thotë se është i gatshëm t’i bëj be Sylës se familja e tij është e pafajshme në këtë mes.

“24 pleq i ka gjaku, 48 let naj qet Çerga ne i bëjmë be Shaban Sylës se kurrë kurrë as djemt e mij të cilët i kanë notat mesatare mbi 9 në universitetet e Kosovës, as vëllezërit e mij, as nipat e mij, as edhe ndonjë njeri i njohur i joni nuk i ka hile as hide në dyshimet e Shaban Sylës”, shkroi Geci.

Më poshtë mund ta lexoni shkrimin e plotë të tij në Facebook:

Të dashur qytetarë,
sapo lexova një shkrim në gazetat online që Shaban Syla paska dyshime që djemt e mi gjoja kanë sulmuar familjen e Shaban Sylës, unë e di se njerëzit e Azem Sylës sa herë kanë probleme me drejtësinë fërkohen rreth meje dhe familjes time.
Ftoj organet e rendit, hetuesisë dhe drejtësisë që të hetoj djemt e mij, vëllezërit e mij, nipat e mi e të gjithë njerëzit e mij të njohur e të pa njohur rreth dyshimeve të Shaban Sylës.
Ndërsa jo vetëm Shaban Sylës por kujt do që ka dyshime çfarë do qofshin ato unë dhe familja ime jemi të gatshëm ti përgjigjemi për cilin do dyshim.
24 pleq i ka gjaku, 48 let naj qet Çerga ne i bëjmë be Shaban Sylës se kurrë kurrë as djemt e mij të cilët i kanë notat mesatare mbi 9 në universitetet e Kosovës, as vëllezërit e mij, as nipat e mij, as edhe ndonjë njeri i njohur i joni nuk i ka hile as hide në dyshimet e Shaban Sylës.

Ps
Nuk do t’i isha përgjigjur Shaban Sylës por për hir të korrektësisë dhe gjenezës së familjes sime çdo kohë ne jemi të gatshëm ti përgjigjemi kujdo që ka dyshime për çka do çofshin ato.
Ne nuk jemi ne familje tinzare e zuzare që sulmon natën, por jemi familja e Bajraktarit të Llaushës.