Gani Geci: Në vitin 1993 në odën e Osmanit i kemi pi dy gajbe birra, aty ka qenë edhe Adem Jashari

Zyrtari i LDK-së, Gani Geci e ka vazhduar edhe sot debatin për familjen Jashari, duke thënë se ushtarët atëherë kishin shkuar në xhami, por edhe kishin pirë raki.

Në Facebook, ai ka publikuar një video, derisa ka thënë se e kujton mirë vitin 1993 kur kanë qenë në odë të Osman Gecit.

“Ne luftëtarët e lirisë shpesh kemi përcjell hoxhën deri në Xhami për me i fal taravit, kemi shku me falë Bajramin, kemi pi birra, kemi pi raki, kemi ngrënë mish qengji, kemi gjuajt edhe derra të egër. E kujtoj mirë në vitin 1993, kur ka hy në odë të re Osman Geci, unë sapo u ktheva nga Gjermania dhe ua kam dërgua dy qengja të pjekur”, ka shkruar Geci.

Geci tutje ka thënë se në këtë ndjejë ku i pranishëm ishte edhe Adem Jashari kishin pirë “gajbe me birra”.

“Kemi pi dy gajbe birra, aty ka qenë Adem Jashari, Hamëz Jashari, Fadil Kodra, Zenun Kodra, Nuradin Lushtaku , Xhevahir Geci, Rrustem dhe Hetem Geci , bile ka ora 2 e mëngjesit ka qenë…kur unë ua kam dërgu në odë te Osmanit edhe një qengj të pjekur, këta që i përmenda më lartë mund ta shpjegojnë se pse ua kam dërgua dy qengja ndoshta ka dikush që e mban mend këtë storie. Thjeshtë ne luftetarët e lirisë kemi qenë shqiptarë dhe e kemi ditur se pa atëdhe nuk ka fe. Shpesh Hamëza e citonte Pashko Vasën. “Mos të shkojmë në kisha e xhamia, se sa të jemi në luftë me Serbi, feja e shiptarit është ShQIPTARIA.” Ps Kur po flasin disa për Adem Jasharin me i nal nuk po mundet njeri çka me ba”, ka thënë ai