Gani Geci në rolin e ekspertit: Albin Kurti nuk mund të kandidojë për kryeministër

Gjykata Kushtetuese e Republikës së Kosovës para pak minutash ka publikuar aktgjykimin e plotë për rastin e votës së deputetit Etem Arifi, aktgjykim ky që rezultoi me rrëzimin e Qeverisë Hoti.

Ish-deputeti i LDK-së, Gani Geci ka reaguar pas publikimit të aktgjykimit në rrjetin social “Facebook”, duke thënë se lideri i Lëvizjes Vetëvendosjes, Albin Kurti, nuk ka të drejtë të zgjidhët deputet.

Geci ka vazhduar duke thënë se sipas tij as deputetët që zgjedhën nga populli nuk kanë të drejtë të zgjedhin Kurtin kryeministër.

Postimi i plotë i Gani Gecit:

“Sipas Aktgjykimit të Gjykatës Kushtetuese Albin Kurti nuk ka të drejtë të zgjedhet deputet.

 Me qindra  herë e kam thënë që Amerikanët e thonë fjalën e fundit  në Republikën e Kosovës.

Sipas logjikës time pasi Albin Kurti nuk paska të drejtë të zgjedhet deputet, as deputetët që i zgjedh populli nuk kanë të drejtë ta zgjedhin atë kryeministër.

P.sh.

Nëse ne si qytetarë nuk paskemi të drejtë ta votojmë Albin Kurtin për deputet, atëherë shtrohet pyetja logjike: Çfarë të drejte kanë deputetët që i zgjedhim ne ta votojnë për kryministër personin të cilin ne nuk paskemi të drejtë ta votojmë.

Hajde tash ju anëtarësia e VV-së me kallasho-iPhona, komentoni, shani Amerikën dhe Gjykatën Kushtetuese, e lavdone Leninin dhe Stalinin”.

Lexoni edhe: