Gani Geci: Ka informata se Komandant Ujku ka tentuar të na vrasë mua dhe Tahir Zemajn

Gjykata Speciale dje ka arrestuar Pjetër Shalën i njohur ndryshe edhe si “Komandant Ujku”. Lidhur me këtë ngjarje ka reaguar Gani Geci, i cili thotë se ka informacione okulare se Shala kishte provuar te organizojë atentat ndaj tij dhe Tahir Zemajt në Bruksel gjatë vitit 2002.

Geci pretendon se ka informata se “Komandant Ujku”, kishte mbledhur para në Belgjikë për të iu dërguar atetnatorëve që kishin kryer atentatin kundër tij në vitin 2001, atentat në të cilin u vranë Besim Dajaku dhe Bekim Kastrati:

Postimi i plotë:

Të dashur Shqiptarë ka informata okulare se ky farë Pjetër Shala komandant”Ujku”në vitin 2002, ishte munduar ta oraganizoj një atentat kundër meje dhe Tahir Zemajt, gjat ni takimi qe kishim me Strukturat e LDK es ne Bruksel

Gjithashtu ka informata se Pjetër Shala kishte mbledhur para në Belgjikë për t’ju dërguar atentatorëve që kishin kryer atentatin kundër meje në vitin 2001. Atentat në të cilin mu vranë dy shokët e mi Besim Dajaku dhe Bekim Kastrati.