Galtier konfirmon mungesën e Neymarit ndaj Bayern Munichut

Trajneri i Paris Saint-Germain, Christophe Galtier ka konfirmuar mungesën e Neymar Junior për ndeshjen ndaj Bayern Munichut në Ligën e Kampionëve.

Paris Saint-Germain do të luajë të mërkurën në udhëtim te Bayern Munichu në ndeshjen kthyese të fazës së 1/8-tës në Ligën e Kampionëve.

Ndeshja e parë në Parc des Princes përfundoi me fitoren e Bavarezëve me rezultat 1-0 dhe parisienët duan ta shkrijnë epërsinë për të kaluar tutje në çerekfinale.

Megjithatë, rikthimi i PSG-së do të jetë i vështirë, pasi do të kenë një mungesë të rëndësishme për këtë përballje.

Neymar Jr do të humbasë ndeshjen ndaj Bayernit, me trajnerin Galtier që ka konfirmuar mungesën e sulmuesit brazilian.

“Neymar nuk do të jetë i disponueshëm për dy ndeshjet e ardhshme – ai është një nga golashënuesit dhe asistuesit më të mirë në Ligue 1, kjo është një humbje e madhe”, ka thënë Galtier. /Telegrafi/