Xherdan Shaqiri nuk po gjen hapësira të mjaftueshme tek Liverpooli.
Futbollisti kosovar ka përfunduar në bankinë tek “Reds” dhe po e shqyrton mundësinë e largimit.
Dhe, për përfaqësuesin zviceran së fundmi interesim ka shfaqur Galatasaray.
Lajmin e kanë bërë të ditur mediat turke.
Ish futbollistin e Baselit, Bayern Munichut, Interit dhe Stoke Cityt e kishte kërkuar gjiganti nga Stambolli edhe disa vite më parë.
Ndërsa tash, Galatasaray ia ka mësyrë përsëri 28 vjeçarit, të cilin synon ta transferojë në afatin kalimtar të janarit.
Shaqiri e kishte nisur vrullshëm eksperiencën në “Anfield Road” duke shkëlqyer në pjesën e parë të sezonit të kaluar.
Por, më pas trajneri Jurgen Klopp e humbi besimin në të dhe qe afro një vit, Shaqiri është një rezervist i rregullt tek kampioni i Evropës.
Futbollisti kosovar e ka fituar dy herë trofeun e Champions Leagues, me Bayern Munichun dhe Liverpoolin.







