Galatasaray kampion i Turqisë

Galatasaray ka fituar titullin e kampionit në Turqi, për herë të 22-të në histori të klubit.

Me një xhiro para fundit të sezonit, ekipi i famshëm fitoi ndaj Bashakshehirit në duelin direkt për të siguruar titullin e radhës.

Galata fitoi 2 me 1 me golat e Feghoulit dhe Onyekurus.

Tani në tabelë kjo skuadër ka 69 pikë, tri më shumë se Bashakshehiri. Në Turqi në rast të pikëve të barabarta, udhëheqësi caktohet me ndeshjet mes vete, e këtu udhëheq Galata. Me këtë rast, një xhiro para fundit, Galata edhe matematikisht është kampion në Turqi.