Galatasaray befason Barcelonën, barazojnë në ndeshjen e parë në Ligën e Evropës

Galatasaray e ka befasuar Barcelonën duke barazuar në ndeshjen e parë në Ligën e Evropës.

Ndeshja në stadiumin “Camp Nou” u mbyll pa gola 0:0, me dominim të Barcelonës, por që nuk iu mjaftoi në fund.

Barcelona statistikisht ishte skuadër më dominuese në këtë përballje të parë.

“Katalunasit” kishin në radhët e tyre posedimin e topit 63%-37%, ndërsa kishin katër goditje në portë dhe 14 tentime.

Skuadra turke në këtë pjesë goditi një herë portën “blaugranase”, përkundër tri tentimeve tjera.

Ndryshe, kjo është ndeshja e parë mes këtyre dy skuadrave në fazën e 1/8 së finales në Ligën e Evropës.