Gafa e Totteham i jep fitoren Liverpool-it në fund (VIDEO)

Liverpool ka fituar supersfidën e javës së 32-të të sezonit në Premier League duke mposhtur 2-1 Tottenham Hotspur në Anfield.

Dukej sikur sfida do të përfundonte në barazim, por një autogol i miqve në fund të takimit i ka dhënë fitoren djemve të Jurgen Klopp.

Me këtë fitore, Liverpool rimerr vendin e parë në renditje.

Ishte Roberto Firmino ai që kaloi vendasit në avantazh me golin e shënuar në minutën e 16’ të takimit. Pas një krosi fantastik të Robertson, braziliani ka dërguar topin në rrjetë pas goditjes me kokë.

Ndeshja mbeti e barabartë dhe pas pushimit ishte Lucas Moura ai që barazoi gjithçka në minutën e 70’ të takimit.

The Reds hidhen në sulm për të gjetur golin e fitores dhe me shumë fat ia dalin në minutën e 90’. Pas një krosi brenda në zonë, Salah godet me kokë një top që devijohet nga Alderweireld dhe hyn në rrjetë.

Një incident komik që i ka dhënë një fitore të madhe Liverpool në luftën për titullin kampion.