Liverpool ka bërë detyrën ndaj Cardiff duke fituar me rezultatin 2-0 në Cardiff City Stadium.
Ishte një ndeshje më e vështirë sesa ishte parashikuar ndaj një prej skuadrave që me shumë mundësi do të zbresë në kategorinë e dytë.
The Reds e kishin shumë të vështirë të krijonin hapësira ndaj një skuadra e cila mbrohej mirë dhe me shumë lojtarë. Gjithsesi, mundësitë nuk munguan, por duhej pritur minuta e 57 për golin e parë të shënura nga Wijnaldum.
Në minutën e 81’ James Milner vulosu fitoren për miqtë të cilët tani rikthehen në krye të renditjes me dy pikë më tepër se Manchester City, që ka një ndeshje më pak.
Ndërkohë Arsenal ka pësuar një goditje të rëndë në luftën për një vend mes katër më të mirëve duke u mposhtur nga Crystal Palace me rezultatin 3-2.
Topçinjtë kishin një mundësi të artë të përfitonin nga humbjet e Man United dhe Tottenham, por edhe ata kanë pësuar një humbje të rëndë brenda.
Ishte Benteke me golin e parë të sezonit që i dha goditjen e parë Arsenal që barazoi me Ozil pas pushimit.
Zaha shfrytëzoi një gabim amator të Shkodran Mustafit duke rikthyer avantazhin për miqtë të cilët shënojnë edhe golin e tretë me McArthur.
Aubameyang i dha shpresë vendasve me golin e tij në minutën e 77’, por në minutat e mbetura rezultati nuk ndryshoi. Arsenal mbetet në vend të 4-t të renditjes me pikë të barabarta me Chelsea-n.







