Gafa e mesfushorit të Romës, mendon se marrin pjesë në Ligën e Kampionëve!

Jordan Veretout ishte nga më të mirët në sfidën që Roma fitoi me rezultatin 4-2 ndaj Sassuolos, por duket se kjo paraqitje e ka “dehur” vërtetë mesfushorin francez.

“Një debutim fantastik në “Olimpico”. Ishte gjithçka shumë e bukur. Tani mendjen te Champions”, shkroi francezi në Instagram pas ndeshjes me Sassuolon, duke harruar që Roma e tij nuk merr pjesë në Ligën e Kampionëve.

Në fakt verdhekuqtë do të garojnë në grupet e Europa Leagues, ku të enjten në mbrëmje do të përballen me turqit e Basaksehir, megjithatë me siguri që Veretout e ka mësuar këtë pas ironive të shumta të tifozëve, mbi këtë gafë të tij.

loading…