Një tjetër gabim i David De Geas i ka kushtuar Manchester Unitedit.

Chelsea ka arritur të rikthejë baraspeshën në derbin ndaj “Djajve të Kuq”, derisa golashënues ka qenë mbrojtësi spanjoll, Marcos Alonso pas gafës së bashkëkombasit të tij.

Pjesa e parë është mbyllur në barazim 1-1, gjersa më herët në minutën e 12-të për Unitedin kishte shënuar Juan Mata.